Kastriot Dërmaku është kthyer si titullar te Kosenza, pas atij kartoni të kuq të marrë dy javë më parë. Por në atë takim mbrojtësi shqiptar do të shndërrohej në një hero, pasi do t’i mohonte golin e barazimit kundërshtarit, me atë sakrificë që i bëri vetes.
Tashmë gjërat nuk kanë nisur në mënyrën më të mirë për Dërmakun, që në takimin ndaj Foxhias ka qënë i pafat në pjesën e parë. Ka edhe 45 minuta të tjera për t’u luajtur në këtë takim, ndërsa goli i vetëm i ndeshjes ka ardhur nga Dërmaku.
I pari për këtë sezon, por i shënuar në rrjetën e gabuar. Pas një krosimi nga e majta, mbrojtësi shqiptar e ka dërguar topin në rrjetën e Kosenzës, ndërsa menjëherë pas asaj që ndodhi, kishte vend edhe për disa ulërima ndaj shokëve të skuadrës për mënyrën e vendosjes së tyre. /Shqiperia.ch/