You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Cikalleshi është i pafuqishëm, sheh spektaklin e Robinjos në moshën 35-vjeçare

VIDEO/ Cikalleshi është i pafuqishëm, sheh spektaklin e Robinjos në moshën 35-vjeçare

Ahkisari ka marrë një tjetër humbje në ditën e sotme, duke e bërë edhe më të vështirë misionin e mbijetesës. Këtë herë ndaj kryesuesve të Bashakshehir, vendasit ishin të pafuqishëm, duke humbur me rezultatin 0-3.

Sokol Cikalleshi luajti nga minuta e parë, por ishte i pafuqishëm për të ndryshuar fatin e takimit. Sulmuesi shqiptar bëri gjithçka për realizimin e një goli, por duke parë mundësitë e pakëta që të krijonte mbrojtja e Bashakshehir, tentativat nga distanca kanë dështuar.

Nga ana tjetër futbollisti i Kombëtares ishte dëshmitar në spektaklin e Robinjos. Legjenda braziliane që ndodhet në moshën 35-vjeçare, vazhdon të luajë futboll në ritme të larta, pavarësisht se disa e dinë se ka varur këpuçët në gozhë. Në golin e dytë të Bashkshehir, Robinjo e merr topin nga mbrojtja e Akhisporit, e vazhdon ta ndjekë aksionin deri në finalizim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top