
Mbrojtësi i njohur i Juventusit, Kielini, ka bërë një rrëfim të gjatë për “BBC Sport”. Ai ndalet në cilësitë që e shoqërojnë dhe natyrën e lojës që parapëlqen në fushë.
Kështu, italiani shprehet se gjithmonë e mendon lëvizjen përpara se ta kryej, për të mos vendosur në rrezik skuadrën. Kur pyetet për ndërhyrjet me deçizive, Kielini përmend edhe rastin ndaj Shqipërisë, teksa rrezikonte edhe autogolin pas pasimit nga Latifit, që e nxirrte Sadikun me portën e boshatisur.
“Unë gjithmonë përdor kokën para lëvizjeve që kryej edhe pse janë në fraksion sekondi. Janë dy apo tre ndërhyrje që do i kujtoj gjithmonë, sidomos ajo ndaj Shqipërisë. Atje kam rrezikuar edhe të shënoj autogol. Ishte ndërhyrje shumë e vështirë dhe jam krenar për atë që bëra”, u shpreh Kielini. /Shqiperia.ch/
(Ndërhyrja ndaj Shqipërisë, nis në minutën 02:03)