
Shumica e kampionateve janë akoma në fazë pushimesh gjatë kësaj periudhe, ku edhe në Danimarkë akoma nuk ka rifilluar “Superliga”. Edhe në këtë shtet ka lojtar shqiptar që aktivizohen, ku më i spikaturi mund të themi se padyshim është mesfushori Besar Halimi.
24-vjeçari ka marrë rolin e protagonistit, jo në një stadium siç jemi mësuar të shohim gjithmonë, por në një sallë të mbyllur. Besari ka mundur të realizojë një gol që mund të themi se është më shumë se një finalizim i thjeshtë, një art më vete. Lojtarët që morën pjesë në këtë minindeshje dhe spektatorët mbetën tepër të impresionuar nga mënyra e realizimit të golit të lojtarit shqiptar, që më finte e ka dërguar topin në rrjetë.
Halimi është pjesë e skuadrës daneze të Brondy ku me këta të fundit numëron plot 14 sfida në këtë sezon futbollistik, teksa ekipit të të verdhve iu bashkua në verën e këtij viti, ku është shndërruar në një lojtar titullar. Aktualisht Besari është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, teksa me dardanasit vitin kalendarik që lamë pasi, tregoi një lojë të një niveli shumë të lartë. /Shqiperia.ch/