
Vetëm para pak orësh, Sokol Cikalleshi ka zyrtarizuar kalimin e tij te Akhisari, pas përfundimit të marrëveshjes së huazimit me Goztepen.
Tashmë futbollisti shqiptar do të ketë punë për të bërë, pasi me skuadrën e re, do të luftojë seriozisht për mbijetesën në elitën e kampionatit. Gjithsesi fillimi është i mbarë, me sulmuesin shqiptar që e ka gjetur golin e parë.
Në humbjen e sotme të Akhisarit ndaj Beshiktashit me rezultatin 1-3, goli i vetëm i takimit erdhi nga lojtari i Shqipërisë. Cikalleshi u fut me fillimin e pjesës së dytë, duke lënë menjëherë gjurmë dhe duke i shënuar në minutën e 82 portierit Karius. Megjithatë, futbollisti shqiptar e ka tundur dy herë rrjetën e Beshiktashit gjatë këtij takimi, pasi realizoi edhe në minutën e 64 me një shkëputje dhe finalizim të bukur, por anësori e anulloi pasi ishte pak metra në pozicion jashtë loje. /Shqiperia.ch/
Cikalleshi’nin golü. 1-3 pic.twitter.com/sCXwpoljf2
— TurkSpor TV (@TurkSporTV) January 18, 2019