You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VIDEO/ Çfarë goli i magjishëm! Vedat Muriqi e shfrenon fantazinë në Turqi

VIDEO/ Çfarë goli i magjishëm! Vedat Muriqi e shfrenon fantazinë në Turqi

Rizespori është duke fituar ndaj Antalyasporit me rezultatin 1-0, ndërsa është ende duke u luajtur pjesa e parë në kampionatin turk. Ka shumë për t’u luajtur në këtë takim, që u ndez përpara kohe.

Një magji e vërtetë do të ishte ajo që realizoi Vedat Muriqi. Sulmuesi i Kosovës shënoi një gol fantastik, duke e shfrenuar disi fantazinë me realizimin e tij. Teksa gjendej në krahun e djathtë të sulmit dhe të gjithë po prisnin krosimin e tij, Muriqi e ka gjetur mënyrën për të gjetur cepin e rrjetës. Bëhej fjalë për minutën e 5 të takimit, me një realizim model që të gjithë do e kishin zili. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top