
Në fillimin e kampionatit, u mendua se Muriq nuk ishte në momentin e tij më të mirë. Kjo pasi sulmuesi shqiptar nuk po arrinte të gjente lehtësisht rrjetën, që është “oksigjeni” për të.
Por nga ndeshja në ndeshje, ky lojtar po arrin nivelin më të mirë. Gjatë ditës së sotme, Muriq ishte protagonist në dy golat e Rizesporit, në atë fitore me rezultatin 0-2 ndaj Konyasporit.
Fillimisht duke e gjetur vetë rrjetën, e më pas duke dhënë një pasim të magjishëm si Iniesta për shokun e skuadrës. /Shqiperia.ch/