
Olimpik Ljubjana është duke barazuar me rezultatin 1-1 në përballjen ndaj Muras, e vlefshme për kampionatin slloven. Miqtë kaluan të parët në avantazh, por barazimi erdhi në pjesën e dytë.
Protagonist do të ishte edhe sulmuesi shqiptar, Endri Çekiçi. Pas një gabimi të portierit dhe mosmarrëveshjes që kishte me mbrojtjen e Muras, Tomiç do të “vidhte” bukur topin për të nxjerrë Çekiçin të vetëm përpara portës.
Pavarësisht kësaj, futbollisti shqiptar nuk e provojë që të dërgonte topin në rrjetë, por e siguroi atë duke ia kthyer sërish topin Tomiç për të gjetur golin e barazimit. /Shqiperia.ch/