You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Besojini syve! Çfarë realizon Bersant Celina? Gol si në “Play Station”

VIDEO/ Besojini syve! Çfarë realizon Bersant Celina? Gol si në “Play Station”

Zakonisht shprehja që përdoret është: “Mos i besoni syve”, por në këtë rast duhet ta bëni një gjë të tillë. Bersant Celina ka dhuruar një magji të vërtetë me Swansean, duke shënuar golin e tretë në atë fitore me rezultatin 4-1 ndaj Gillingamit për Kupë.

Por nuk po flasim për një realizim të rëndomtë, por për një perlë, që do e kishte zili çdo futbollist. Një goditje fantastike nga distanca, që të krijonte përshtypjen se bëhej fjalë për “Play Station”, ka përfunduar në cepin e rrjetën.

Një festë e madhe ka ardhur edhe nga vetë Celina, që është entuziazmuar nga perla e realizuar. Futbollisti që është rritur në akademinë e Manchester City, shpeshherë e tregon sesa “i artë” është në fushën e lojës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top