
Atalanta është duke luajtur një transfertë të vështirë në kampionatin italian, teksa do të përballet ndaj Xhenoas. Në rastin e një fitore të mundshme, futbollistët e Gasperinit i afrohen më shumë objektivit të Europës.
Megjithatë, do të ketë punë për të shkuar deri në këtë pikë, pasi janë vetë lojtarët e Atalantës ata që i vështirësojnë punën vetvetes. Rezultati është 1-0 në favor të ekipit vendas, pas gabimit fatal të Toloit.
Mbrojtësi i ekipit nga Bergamo ka gabuar portën, duke shënuar në kuadratin që mbrohet nga Etrit Berisha. Megjithëse goli i është quajtur Piatekut, ishte ndërhyrja fatale e Toloit ajo që dërgoi topin në rrjeti e bëri portierin shqiptar të vendoste duart në kokë, nga ai episod krejtësisht i evitueshëm. /Shqiperia.ch/
Piatek le saca dos a C. Ronaldo en la tabla de Capocanonniere y le da el triunfo parcial a Genoa en el #GenoaAtalanta que se está jugando ahora ?? pic.twitter.com/n1aoftHiDn
— Martín Graffigna (@MAGraffigna) December 22, 2018