You are here
Home > Futboll Bota > VIDEO/ Berisha i bën pritjen e jetës Bentakurit, Gjimshiti vendos me golin që shënoi në portën e tij

VIDEO/ Berisha i bën pritjen e jetës Bentakurit, Gjimshiti vendos me golin që shënoi në portën e tij

Pjesa e parë e Atalantës dhe Juventusit është mbyllur në barazim 1-1. Një dhuratë Krishtlindjesh do të vinte nga ana e Berat Gjimshitit në minutën e 2, që pas një krosimi nga krahu i majtë e ka dërguar topin në rrjetin e tij me devijimin fatal.

Pak minuta më vonë, do të ishte Etrit Berisha që do e shpëtonte skuadrën e tij nga kapitullimi. Një predhë e vërtetë nga distanca ishte ajo e Bentakurit, që është ndalur nga Etrit Berisha. I gjithë stadiumi në heshtje, ndërsa zemra e tyre ka filluar të rrah sërish kur kanë parë në mënyrë të habitshme sesi ai top nuk përfundoi në rrjetë.

Një nga pritjet më të bukura deri tani të Strakoshës, ndërsa Zapata ka arritur të shënojë me rastin e parë që i është dhënë në portën kundërshtare. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top