You are here
Home > Kombëtarja > Video/ Berisha bën mrekullinë ndaj Ramsey, i mohon golin nga vetëm 2 metra

Video/ Berisha bën mrekullinë ndaj Ramsey, i mohon golin nga vetëm 2 metra

Etrit Berisha po luan si titullar në takimin ndaj Juventusit, i vlefshëm për javën e gjashtë të kampionatit Italian. Bardhezinjtë po kryesojnë me rezultatin 1-0, falë kryeveprës së Pjaniç.

Megjithatë gardiani shqiptar ka qenë në formë të jashtëzakonshme në këto 45 minuta të para. Në minutën e 43 do të vinte edhe kulmi, teksa Ramsey nga vetëm 2 metra larg Berishës, nuk arriti dot të shënonte.

Instikti dhe reagimi i portierit të SPAL ishte i jashtëzakonshëm, për të evituar golin. Megjithatë, vetëm dy minuta më vonë do të vinte edhe goli i vitit nga Miralem Pjaniç. Ky i fundit i ka shtangur kundërshtarët teksa e ka dërguar topin në trekëndësh.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top