You are here
Home > Kryefaqja > VIDEO/ Avdijaj përleshet me mbrojtësin serb në Athinë, lojtari që ka tatuazh me çetnikë

VIDEO/ Avdijaj përleshet me mbrojtësin serb në Athinë, lojtari që ka tatuazh me çetnikë

Trabzonspori ka marrë një fitore jetike në “Play Offin” e Europa League, ndërsa ka fituar me rezultatin 1-3 ndaj AEK. Tashmë skuadra turke është vetëm një hap larg kalimit në kompeticionin europian.

Heroi ishte një dhe i vetëm, Kaleb Ekuban. Ish-sulmuesi i Partizanit përmbysi shifrat për të kaluar rezultatin në 1-3, falë tripletës së tij. Ndërsa sa i përket futbollistit të Kosovës, Donis Avdijajt, u aktivizua në fushë në minutën e 71.

Vetëm 19 minuta në fushë, por që kanë mjaftuar edhe për një përleshje. Teksa ishte duke u luajtur minuta e fundit, Avdijaj e ka kaluar në personale grindjen me një prej futbollistëve të AEK-ut, Ognjen Vranjes. Futbollisti në fjalë përfaqëson Bosnjen, por është me origjinë serbe.

Qendërmbrojtësi i cili ishte pjesë e Anderlehtit, fillimisht bëri si tatuazh një kryetar lufte që u ka marrë jetën aq shumë të pafajshmëve, Momçilo Gjujiq. Më pas do të vendoste për të mbuluar portretin e tij, për të mos hapur më shumë polemika, duke u grindur edhe me tifozët e Bosnjes. Për t’i vendosur vulën kësaj historie, lojtari në fjalë ka shënuar në trup një tjetër çetnik, Pop Dujiç, ndërsa te Bosnja nuk grumbullohet më në Kombëtare. /Klaudio Ndreca-Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top