You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Armando Sadiku gjen golin në Spanjë, i pari pas shpërthimit të COVID-19

VIDEO/ Armando Sadiku gjen golin në Spanjë, i pari pas shpërthimit të COVID-19

Armando Sadiku ka arritur që të realizojë golin e 11-të me Malagan në kampionat, teksa e ka tundur rrjetën në përballjen ndaj Huescas. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-1, me sulmuesin shqiptar që ka barazuar pak para përfundimit të 45 minutave.

Një penallti e akorduar me VAR në favor të Malagas pas një kontakti në zonën kundërshtare, ndërsa pavarësisht dyshimeve që kishte mbi atë rast, u vendos që të jepej 11-metërshi. Nga atje nuk mund të gabonte Sadiku që ka realizuar në këtë mënyrë edhe golin e parë pas COVID-19, ndërsa tashmë ka ndryshuar edhe stilin e flokëve, duke i’u përafëruar Ronaldos. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top