Armando Sadiku ka arritur që të realizojë golin e 11-të me Malagan në kampionat, teksa e ka tundur rrjetën në përballjen ndaj Huescas. Pjesa e parë është mbyllur në shifrat 1-1, me sulmuesin shqiptar që ka barazuar pak para përfundimit të 45 minutave.
Një penallti e akorduar me VAR në favor të Malagas pas një kontakti në zonën kundërshtare, ndërsa pavarësisht dyshimeve që kishte mbi atë rast, u vendos që të jepej 11-metërshi. Nga atje nuk mund të gabonte Sadiku që ka realizuar në këtë mënyrë edhe golin e parë pas COVID-19, ndërsa tashmë ka ndryshuar edhe stilin e flokëve, duke i’u përafëruar Ronaldos. /Sport Ekspres/