You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Armando Sadiku e bën sefte në Spanjë, vjen goli me fanellën e Malagas

VIDEO/ Armando Sadiku e bën sefte në Spanjë, vjen goli me fanellën e Malagas

Armando Sadiku ka gjetur golin e parë me Malagan. Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të zgjidhë përkohësisht një ndeshje shumë të luftuar nga të dyja anët për t’i dhënë avantazhin e përkohshëm ekipit që po ndeshet në transfertë ndaj Mirandes.

Rezultati përfundoi në shifrat 1-1, ndërsa goli i parë në këtë përballje erdhi nga Armando Sadiku. Pas një krosimi të bukur në zonë, lojtari elbasanas nuk gaboi me kokë, për të dërguar topin në rrjetë. Ky ishte goli i parë në ndeshjen e dytë të Sadikut te Malaga, ndërsa edhe në takimin e mëparshëm ka shkëlqyer, megjithëse pa arritur të linte gjurmë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top