
Futbollistët shqiptarë janë më në formë se kurrë, për përballjen ndaj Turqisë në kualifikueset e Europianit që po afrojnë gjithmonë e më shumë. Këtë herë ishte momenti për të realizuar Arlind Ajeti, golin e parë me ekipin e Grasshopërsit.
Këta të fundit janë duke barazuar në transfertë me rezultatin 1-1 ndaj Thunit, ndërsa është mbyllur vetëm pjesa e parë. Gjithashtu vendasit kanë shpërdoruar edhe një penallti, që mund të kishte vendosur fatin e takimit.
Mbrojtësi shqiptar ka vendosur ekuilibrat e përkohshëm, ndërsa pas një rrëmuje dhe dyndje lojtarësh në zonën kundërshtare, nuk ka falur duke e dërguar topin në rrjetë. /Shqiperia.ch/
19′ | TOR! Ajeti mit dem 1:1-Ausgleich! #THUGC #SFL #RSL pic.twitter.com/tKnhZFItRV
— SwissFootballLeague (@News_SFL) February 24, 2019