You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ “Arena Kombëtare” me pamjet e fundit, e mrekullueshme ajo që do afrohet ndaj Francës

VIDEO/ “Arena Kombëtare” me pamjet e fundit, e mrekullueshme ajo që do afrohet ndaj Francës

Shtëpia e re dhe e bukur e Kombëtares është gati, ndërsa detajet e fundit do të mbyllen pas një jave. Gjithçka është në vendin e duhur për të shijuar një nga ato arena, që është luks për Shqipërinë dhe i rrallë në Ballkan.

Fusha është në gjendjen më optimale të mundshme, tribunat e tifozëve do të jenë të mbuluara në çdo pjesë, ndërsa edhe spektakli i dritave, do të jetë një risi e madhe për ndeshjet e Kombëtares. Pikërisht për këtë investim ka folur për “ABC News”, Arben Dervishaj, duke dhënë disa detaje më shumë.

“Ndeshja do realizohet dhe do jetë spektakël, festë për gjithë Shqipërinë. Brenda datës 7-8 do t’i mbyllim të gjitha. Kemi rënë dakort me UEFA-n dhe ditë për ditë do t’i dërgojmë fotot e stadiumit me raporte. Fusha nuk do të ketë asnjë problem dhe do të jetë në gjendje maksimale. Do të jetë si ajo në “Elbasan Arena” dhe përgjigja e mirë që kemi marrë nga lojtarë si Ronaldo, Griezman etj”, ka thënë Dervishaj. /Sport Ekspres/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top