
Amerika ka fituar Botërorin në futbollin e femrave që u zhvillua së fundmi, këtë herë pasi mundën në finale Holandën me rezultatin 2-0. Festa ishte e madhe në dhomën e zhveshjes, madje duke i tejkaluar disi kufijtë.
Futbollistja kryesore e këtij suksesi, Alex Morgan, ka festuar në mënyrën që te futbolli i meshkujve nuk mund të ndodh asnjëherë. Bëhet fjalë për “twerk” që ka ndezur edhe atmosferën te pjesa tjetër e skuadrës, duke mbajtur telefonat në dorë për të xhiruar dhe mos e humbur këtë moment. /Shqiperia.ch/