You are here
Home > Kombëtarja > Vetëm për para, Kastriot Dërmakut i hap telashe ekipi i tij për në Serinë A

Vetëm për para, Kastriot Dërmakut i hap telashe ekipi i tij për në Serinë A

Kastriot Dërmaku ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me ekipin e Kosenzës, duke shkëlqyer në fushën e lojës thuajse në çdo javë. Kjo ka sjellë edhe interesimin e shumë klubeve elitare në Europë, ndërsa e ardhmja duket e sigurt në Serinë A.

Por ekipi ku Dërmaku është kapiten, Kosenza, nuk ka ndërmend ta lëshojë falas këtë lojtar. Kontrata e mbrojtësit kuqezi përfundon në fundin e sezonit dhe do të largohej me kosto zero drejt një skuadre tjetër. Duke parë këtë situatë, mediat italiane raportojnë se Kosenza është duke provuar gjithçka për një rinovim me Dërmakun, që të përfitojë disa të ardhura me shitjen e tij.

Por nëse një gjë e tillë ndodhë, atëherë do të ndryshojë disi edhe pjesa e ekipeve që janë të interesuara për të marrë gjigantin shqiptar, pasi nuk e kishin llogaritur pjesën e shpenzimit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top