
Tashmë edhe Sidrit Guri mund të ketë frymëmarrje të lirshme në Belgjikë. Sulmuesi i Shqipërisë është duke kaluar një nga momentet më të vështira të karrierës së tij, teksa me Ostenden nuk është më si zgjedhje e parë.
Por në ditën e sotme futbollisti shqiptar ka fituar respektin e klubin, pas golit të shënuar ndaj Cercle Brugge. Në këtë transfertë, ekipi i Gurit ka barazuar me shifrat 2-2. Në minutën e 69 të takimit, trajneri i Ostendes vendosi edhe aktivizimin e lojtarit tonë.
Ndërkohë pa kaluar ende 6 minuta, festa e golit të shënuar kishte nisur nga lojtari kuqezi. Pas një topi të ardhur brenda zonës kundërshtare, Guri nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetë me kokë. Më pas do të ishte sërish i njëjti protagonist që do të fitonte penalltinë, të cilën e finalizoi Bonnen me tentativën e dytë. /Shqiperia.ch/