
Edon Zhegrova duket se është i “dashuruar” me tribunën, pasi edhe në sfidën e sotme të skuadrës së tij Genk kundër klubit të Gent, nuk është grumbulluar nga trajneri.
Në përballjen e sotme të dy ekipeve, në ndeshjen e vlefshme për kampionatin belg, sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës nuk preferohet as në pankinë nga trajneri i klubit të Genk. Këta të fundit arritën të fitonin në transfertën e vështirë me rezultatin 1-5, duke marrë tre pikë shumë të vlefshme për tabelën e klasifikimit, ndërsa futbollisti shqiptar mund të bëj foto vetëm për “Instagram” nga atje ku ndodhej.
Numri një i pankinës së Genk nuk e ka preferuar sërisht lojtarin dardanas, teksa për Zhegrovën është e disata ndeshje që lihet në tribunë. Edon Zhegrova është grumbulluar për dy ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës të vlefshme për “Ligën e Kombeve”, atë kundër Maltës dhe Ishujve Faraoe. /Shqipëria.ch/