You are here
Home > Futboll Bota > Vetëm jepini 90 minuta! Laci është protagonist në Francë, detyron rivalin të braktisi fushën

Vetëm jepini 90 minuta! Laci është protagonist në Francë, detyron rivalin të braktisi fushën

Qazim Laçi, një tjetër emër për t’u mbajtur në shënim sa i përket tifozëve shqiptarë. Sigurisht, nuk flitet për një futbollist të padëgjuar më herët, pasi mesfushori i rritur te Olimpiakosi ka pasur jehonë prej disa kohësh.

Por së fundmi me ekipin e Ajacios në “Ligue 2” është duke funksionuar në mënyrën më të mirë. Në dy ndeshjet e fundit që ka fituar besimin e trajnerit për të marrë 90 minuta të plota, lojtari shqiptar ka qënë protagonist dhe skuadra ka fituar.

Në takimin e fundit për Kupë ndaj Valencienes do të triumfohej me shifrat 4-1, ndërsa Laçi do të realizonte një kryevepër nga distanca. Ndërsa në mbrëmjen e sotme Ajaccio ia ka dalë me shifrat minimale 0-1 ndaj Chateroux në transfertë, atje ku mesfushori në fjalë e ka dhënë ndihmën e tij.

Gjatë minutës së 61 do të ishte mbrojtësi Aldhalur që do të humbiste nervat, duke ndërhyrë në mënyrë shumë të keqe në këmbët e Laçit, për të dalë me karton të kuq nga fusha e lojës. Detyrë më e lehtë për miqtë për të mbrojtur rezultatin, ndërsa edhe trajneri nuk ka zgjedhur ta zëvendësoj si më parë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top