
Te Napoli etiketimi “tradhëtar” ka nisur të përdoret edhe për trajnerin Mauricio Sarri, ndërsa një skenë e ngjashme ndodhi edhe me Gonzalo Higuain. Trajneri italian ka pasur drejtimin e Napolit para disa kohësh, ndërsa tani pranoi ofertën e Juventusit, ekipit rival dhe të padëshiruar për tifozët napolitanë.
“IlMatino” ka raportuar edhe një urdhër të ri nga tekniku në fjalë, sa i përket strukturës që duhet ndjekur në merkaton e verës. Për të mos tensionuar më shumë situatën dhe për të mos rënduar veten, Sarri ka kërkuar nga drejtuesit bardhezinjë që të mos prekin asnjë nga lojtarët e Napolit.
Për momentin këtu bën përjashtim vetëm Elseid Hysaj. Pra Juventusi do të provojë vetëm futbollistët që e kërkojnë vetë me çdo kusht largimin nga skuadra në fjalë dhe tentativat janë duke vazhduar për mbrojtësin shkodran. /Shqiperia.ch/