
Bersant Celina është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës që shkoi në Championship të kampionatit anglez. Duket se lojtari dardanas po arrin sërish në formën e tij më të mirë që kemi mësuar të shohim zakonisht.
Mesfushori 22 vjeçar është pjesë e skuadrës së Swanses, ku me këtë skuadër këtë sezon ka mundur të luajë plot 19 sfida. Ajo çka vlen për t’u theksuar është se në sfidën e fundit që pati ekipi i tij, përballë skuadrës së Shefid United, Celina u shpall edhe lojtari i ndeshjes. Në këtë përballje Celina u aktivizua në minutën e 65, ku brenda dy minutash ai tregoi rëndësinë e tij tek kjo skuadër, ku mundi të realizonte dhe të dhuronte një asist. Nëpërmjet Bersantit, Sëansea mori një fitore tepër të çmuar dhe kjo ndodhi falë aftësive të mesfushorit dardanas.
Verën e shkuar 22-vjeçari iu bashkua skuadrës së Swanses, teksa këta të fundit po i ndihmon për t’u ngjitur në elitën e futbollit anglez. /Shqiperia.ch/