You are here
Home > Kryefaqja > Vetëm Argjentina? Gaboheni! Shqipëria e ka gjithashtu një “Lionel Messi” (VIDEO)

Vetëm Argjentina? Gaboheni! Shqipëria e ka gjithashtu një “Lionel Messi” (VIDEO)

Bebart Selmani, talenti nga Ferizaj që po i lë “pa mend” të gjithë në Kosovë. Ai është vetëm 8 vjeç, dhe për moshatarët e tij, Selmani është  “Messi” i tyre, duke qënë më i miri. Jo vetëm për ta, por kohët e fundit ai ka rënë në sy dhe nga klubet e mëdha Europiane, siç është Borusia Dortmund.

Gjigandët gjermanë janë vënë  në kontakt me prindërit e Bebart Selamint, të cilin duan ta transferojnë tek akademia e tyre. Për babain e 8 vjeçarit, thotë se është akoma herët për djalin e tij që të transferohet tek akademija e tyre. Gjithsesi  ai do të shqyrtojë dhe oferta të tjera, ku ëndrra e djalit të tij, është akademia “Messia” e Barcelonës. Bebart ka marrë mbështetje maksimale dhe nga lojtarë shqiptarë që luajnë në klubet e huaja, duke e bërë atë të njohur dhe në vendet e tjera.

Bebart Selmani, aktualisht luan tek akademia e qytetit të lindjes Ferizaj, por duke ecur me këto ritme, shumë shpejt do të kemi një yll të ri shqiptar në arenën ndërkombëtare. Është akoma i vogël, por me siguri, një yll i ri është drejt lindjes. /Rexhino Begolli- Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top