
Vetëm 5 minuta i duhen në fushën e lojës, që Milot Rashica t’i shënojë ekipit më të mirë në Gjermani. Bëhet fjalë për Dortmundin, që këtë sezon po shkëlqen duke dominuar në Bundesligë.
Werder Bremeni është duke luajtur në transfertë, në këtë ndeshje të vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Realizimi i Rashicës ishte një nuhatje fantastike e rrjetës, teksa ky lojtar e tregon edhe njëherë saktësinë e madhe para portës kundërshtare.
Pas një krosimi që erdhi nga goditja e dënimit, sulmuesi i Kosovës e ka devijuar menjëherë topin drejt portës, duke shënuar edhe golin e parë të takimit. /Shqiperia.ch/