
Vedat Muriqi ka vetëm 48 orë si i zyrtarizuar te gjigandët turq të Fenerbaçes. Vlerësimi për të është i jashtëzakonshëm dhe te klubi në fjalë ndihen të lumtur që kanë marrë shërbimet e sulmuesit të Kosovës, ku shumë skuadra ishin në garë për të.
Në mediat turke raportohet së fundmi se Muriqi ishte njeriu kryesor që i ka siguruar provat te Fenerbaçe edhe për talentin 19-vjeçar, Miris Hoti. Ky i fundit ka qënë më parë edhe te të rinjtë e Kukësit dhe Teutës, ndërsa tani do të ketë shansin e madh të karrierës. Nëse do të arrij të bind drejtuesit e Fenerbaçes, atëherë Hoti do t’i bashkohet përfundimisht skuadrës turke. /Shqiperia.ch/