You are here
Home > Kombëtarja > Vetëm 4 muaj në qytetin e peshkimit, ekipet në Turqi të marrosur pas lojtarëve shqiptarë

Vetëm 4 muaj në qytetin e peshkimit, ekipet në Turqi të marrosur pas lojtarëve shqiptarë

Ajo që po vihet re deri tani në merkaton e verës sa i përket lojtarëve shqiptarë, është interesimi i madh që po shfaqet nga klubet turke. Rasti i fundit ishte zyrtarizimi i Donis Avdijajt te Trabzonspori, ndërkohë që nuk duhet të anashkalohen edhe provat nga shumë lojtarë të rinjë që po sigurohet në gjigantët e futbollit turk.

Këtë rrugëtim duket se do e ndjek edhe Fidan Aliti. Vetëm 4 muaj kaloj mbrojtësi shqiptar te Kalmari, vendi që në Suedi njihet më shumë për peshkim. Atje vazhdoi të mbante ritmet e larta ashtu si edhe te Skënderbeu. Së fundmi raportohet se Goztepe ka hyrë në tratativa me Kalmarin, për të siguruar Alitin për sezonin e ardhshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top