
Mario Vrushaj prej fillimit të këtij viti kalendarik luan tek skuadra e Willemit ll, teksa arriti të huazohej nga Olimpiakosi tek hollandezët me të drejtë blerje. Kampionatin grek arriti ta përdorte si një trampolinë për t’u afirmuar në arenën ndërkombëtare, ku mesa duket ia doli mjaft mirë.
Me rendimentin e lartë e treguar me ekipin e Willemi ll, Vrushaj duket se është shndërruar në objektivin kryesor të gjigandëve të Ajaksit, teksa ekipi i Amsterdamit është vënë në gjurmët e tij për ta rrëmbyer pranë tyre. Ditën e sotme mediat hollandeze, kanë aluduar për një transferim të tillë gjatë verës, ku edhe pse duket disi e vështirë, mund të arrihet nisur nga këmbëngulja e gjigandëve holandezë.
Nuk duhet të lëmë pa permendur faktin se së fundmi Vrushaj i është bashkuar edhe Shpresave të Greqisë, ku ende nuk mungon mundësia se një ditë mund t’i bashkohet kuqezinjve, edhe pse kjo gjë duket disi shumë e vështirë./Shqiperia.ch/