You are here
Home > Futboll Bota > Vetë u eliminua, trajneri i Hysajt tallet me rivalët: Të isha unë, do hidhesha nga ura më e afërt

Vetë u eliminua, trajneri i Hysajt tallet me rivalët: Të isha unë, do hidhesha nga ura më e afërt

Napoli ka marrë një fitore shumë të vlefshme në “Europa League”, teksa kanë mundur me rezultatin 3-0 ekipin e Salzburgut.

Por trajneri Ançeloti në përfundimin e takimit, ka komentuar dhe marrë vëmendjen e mediave mbi takimet e djeshme të luajtura në “Champions League”. Trajneri i Elseid Hysajt do të kritikohej nga të gjithë tifozët italianë, pasi u eliminua para kohe nga kompeticioni më i rëndësishëm.

Megjithatë kur bëhet fjalë për humbjen e PSG-së ndaj Mançester Junajtid, Ançeloti gjen kohën edhe për t’u tallur: “Ishte e pabesueshme. E pabesueshme. Nëse unë do të isha në stolin e PSG-së, nuk e dija se çfarë do të bëja. Ndoshta do të gjeja urën më të afërt dhe do të hidhesha nga andej”, u shpreh trajneri i Napolit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top