You are here
Home > Futboll Bota > Vetë ishte për të vënë duart në kokë, Kaçe motivon shokun e ekipit: Kokën lartë!

Vetë ishte për të vënë duart në kokë, Kaçe motivon shokun e ekipit: Kokën lartë!

Panathianikosi ka hedhur një hap të gabuar në ditën e djeshme, teksa ka barazuar me rezultatin 2-2 ndaj Xanthisë. Ekuilibrat e takimit u vendosën në sekondën e fundit të lojës, teksa pas penalltisë së shkaktuar nga ana e Chatziogovanis, Xanthi shënon edhe golin e dytë.

Pak më herët Kaçes iu mohua nga fati goli i sezonit, me një predhë të vërtetë nga më shumë se 30 metra, që ka tronditur shtyllën. Pavarësisht kësaj, në gjëndje të rënduar psikologjike ishte futbollisti i Panathinaikosit që e shkaktoi penalltinë.

Me vërshëllimën e fundit të arbitrit, ai ka shpërthyer menjëherë në lot, pasi i mohoi dy pikë skuadrës. Mesfushori shqiptar i është gjendur pranë për ta motivuar futbollistin e Panathinaikosit: “Vëlla, herët e tjera dua që ta ngresh kokën lartë jo të qash. Leksionet janë këto”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top