
Një shans i humbur ishte ai i Frederiko Veselit ndaj Lacios. Në sezonin e shkuar, kur Empoli ndodhej në Serinë B, futbollisti shqiptar ishte gjithmonë një futbollist i pazëvendësueshëm. Me ngritjen në elitën e futbollit italian, politika me Veselin, ndryshoi rrënjësisht.
Tashmë mbrojtësi i Kombëtares është kthyer në një lojtar stoli. Në ditën e sotme ndaj Lacios, Veseli duhet të tregonte aftësitë e tij dhe të bindte trajnerin për vazhdimësinë, megjithatë nuk arriti të luante në nivelin më të mirë. Sipas vlerësimit të “Eurosport”, Veseli vlerësohet me një nga notat më të ulta te Empoli, me notën 5.
“Shkon shumë përpara për të ndihmuar sulmin, por në shumicën e rasteve gabon me krosimet e tij drejtuar zonës”, ishte ky përshkrimi për Veselin. /Shqipëria.ch/