You are here
Home > Futboll Bota > Verona pyet De Biazin për Amir Rrahmanin: Është i mirë, nuk është lojtar që fle në këmbë

Verona pyet De Biazin për Amir Rrahmanin: Është i mirë, nuk është lojtar që fle në këmbë

Amir Rrahmanin është lojtar i Veronës dhe zyrtarizimi është vetëm çështje orësh. Mbrojtësi shqiptar ka mbërritur në Itali, ndërsa tani do të firmos edhe kontratën me klubin e ri, duke u larguar nga Dinamo e Zagrebit.

Ndërkohë te skuadra e Serisë A pyesin ish-trajnerin e Shqipërisë, De Biazin, për futbollistin që po marrin. Duke e njohur më së miri, trajneri italian e ka vlerësuar mbrojtësin e Kosovës në intervistën e dhënë për “Calciohellas”: “Mbrojtës shumë i fortë dhe në lojën në ajër. Në metrat e parë nuk ka shpejtësi, por përgjithësisht i mirë.

Kam disa kohë që nuk e kam ndjekur faktikisht, por ka nevojë për përmirësim me ndryshimin e kampionatit. Flasim për kreun e Kosovës dhe prandaj ka një të ardhme të mirë përpara. Nuk është i shpejtë, por as lojtar që fle në këmbë”, ka thënë De Biazi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top