You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Vendimi ndaj Serbisë mund të sjellë pasoja, Rashica rreshtohet në mbrojtje të shqiptarëve në nevojë

Vendimi ndaj Serbisë mund të sjellë pasoja, Rashica rreshtohet në mbrojtje të shqiptarëve në nevojë

Një iniciativë për t’u marrë shembull ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë, ku kryetari i klubit Vushtria, Naser Imeri, ka treguar anën e tij humane. Imeri ka menduar që t’u vijë në ndihmë familjeve në nevojë duke i dhuruar atyre miell të konsiderueshëm për të jetuar disa kohë. Kjo gjë ndodhi për shkak të taksës që shteti i Kosovës i vendosi produkteve serbe.

Në një intervistë të Naser Imeri për “RTV Dukagjini” është shprehur se është bërë një solidarizim i të gjithë qytetit të Vushtrisë në përkrahje të qeverisë për rritjen e taksës së produkteve serbe. Këtu nuk përjashtohet as vendimi i Milot Rashiccës, që iu bashkuar kësaj inciative, për të ndihmuar këto familje.

“Është bërë një solidarizim i qytetit tonë në përkrahje të Qeverisë për rritjen e taksës 100 për qind për produktet serbe. Kam marrë iniciativë se në rast se shtrenjtohet mielli, të jemi gati për familjet në nevojë”, u shpreh Naser Imeri.

Kësaj iniciative iu bashkua edhe futbollisti dardanas që është pjesë në kampionati gjerman, Milot Rashica, teksa ky i fundit  ka dhuruar 1.000 kilogram miell në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Një veprim ky për t’u duartrokitur, si iniciativa e kryetarit të skuadrës së Vushtrisë ashtu edhe lojtarit të Kosovës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top