You are here
Home > Futboll Bota > Vendimi i papritur para Lamias, trajneri i Panathinaikosit lë jashtë Kaçen dhe nuk shkon as vetë

Vendimi i papritur para Lamias, trajneri i Panathinaikosit lë jashtë Kaçen dhe nuk shkon as vetë

Panathinaikosi do të përballet ndaj Lamias në transfertë në ditën e nesërme. Ky takim do të jetë i vlefshëm për Kupën e Greqisë.

Surprizat nuk mungojnë në listën e Panathinaikosit, teksa trajneri Donis e ka lënë jashtë listës Ergys Kaçen. Mesfushori i Kombëtares po kalonte një formë shumë të mirë para pushimeve, duke qenë një nga lojtarët kryesorë të ekipit grek.

Mungesa e tij ndaj Lamias mendohet se ka ardhur për ta ruajtur këtë futbollist, për takimin e radhës që skuadra e Panathinaikosit do të ketë në kampionat ndaj Xanthis. Nga ana tjetër, as trajneri Donis nuk ka udhëtuar me ekipin për të mbërritur në transfertë. Ai ka ndierë disa shqetësime dhe ka shkuar në spital, megjithëse sipas mediave greke do të bëj gjithçka mundet për t’iu bashkangjitur ekipit në ditën e nesërme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top