Betim Lumi shihet si një nga talentet më premtues shqiptarë, teksa aktualisht është pjesë e verilindorëve të Kukësit. Ndërsa vëmendja është transferuar e gjitha te Meritan Shabani, Kosova ka afruar te U-19 lojtarin që kishte interesimin edhe të të rinjve të Shqipërisë.
Futbollisti 18-vjeçar, është pjesë e listë së përfaqësueses U-19 të Kosovës, duke e bindur ftesa e ardhur nga Ramiz Krasniqi. Këto përgatitje janë duke u kryer për ndeshjet që do të zhvillohen në Hungari nga ana e kësaj përfaqësuese nga datat 10 tetor deri më 16 tetor.
Sigurisht, e hidhur kur dëgjojmë për një duel të tillë mes “vëllezërve”, por ky është realiteti i ri, Betim Lumi ishte vetëm njëri prej rasteve të shumta./Shqipëria.ch/