
Thomas Strakosha ka një lidhje të ngushtë shoqërore me yllin brazilian, Felipe Anderson. Portieri i Shqipërisë po kalon pushimet me këtë lojtar në Athinë, përpara nisjes së sezonit të ardhshëm. “Vëllai im nga një mama tjetër”, shkruan gardiani kuqezi në “Instagram”.
Një shoqëri e cila forcohet gjithmonë e më tepër pavarësisht kohës dhe distancës, pasi Anderson u largua nga Lacio së fundmi për të luajtur me Ëest Hamin. Por aventura në “Premier League” nuk rezultoi edhe aq e sukseshme për brazilianin, sa ajo në “Seria A”. /Shqiperia.ch/