You are here
Home > Futboll Bota > Vëllai i Thomas Strakoshës shpërthen: Ua mbylle gojën tifozëve, tani të kanë borxh një darkë

Vëllai i Thomas Strakoshës shpërthen: Ua mbylle gojën tifozëve, tani të kanë borxh një darkë

Thomas Strakosha ishte heroi i Lacios në atë kualifikim në Kupën e Italisë, pasi kryeqytetasit mundën Interin nga pika e bardhë e penalltisë. Atje gardiani shqiptar do të priste gjuajtjet e Martinez dhe Naingolan, për t’iu bashkangjitur në gjysmëfinale Milanit.

Vëllai i portierit lacial, Dimitris Strakosha, do të reagonte në “Instagram” për të gjithë kritikët që kanë shigjetuar gjatë gjithë këtyre kohëve shqiptarin. Ai shprehet se futbollistët e Lacios i kanë një darkë borxh për pritjet e tij Thomas Strakoshës, duke futur në faturë edhe veten e tij.

“Kjo është Thomas Strakosha. Kjo fitore është për ty vëlla. I bëre të gjithë ata tifoza të rremë të mbyllnin gojën, sepse tifozat e vërtetë e dinë më së miri potencialin tënd. Punë e mirë si skuadër, por ata duhet të japin darkë, pasi ta kanë borxh.(Më ftoni dhe mua, do të vi) /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top