You are here
Home > Kombëtarja > Vëllai i Migjen Bashës lumturohet te Wisla: Morra pagën e prapambetur, mezi pres të tjerat

Vëllai i Migjen Bashës lumturohet te Wisla: Morra pagën e prapambetur, mezi pres të tjerat

Vullnet Basha është vëllai i futbollistit të Shqipërisë, Migjen Basha, ndërsa luan në kampionatin polak me skuadrën e Wislës. Së fundmi ai ka vendosur se do të qëndrojë sërish tek Wisla Krakov, teksa pak kohë më parë po përflitej për një prishje kontrate midis tij dhe klubit.

Duket se gjithçka ka ndryshuar pikërisht pak orë më parë, pasi Vullneti pranoi që të vazhdojë aventurën me skuadrën polake. Në një intervistë të tij për mediat vendase, u shpreh se është i lumtur që po qëndon tek Wisla dhe se situata e tij financiare po përmirësohet. Kujtojmë që tek ky ekip, Basha kishte pa marrë disa paga, por që tashmë gjysmat e tyre janë kaluar në llogarinë e futbollistit shqiptar. Gjatë prononcimit të tij, theksoi gjithashtu se ka patur mundësi për t’u larguar nga polakët këtë merkato dhe ofertat kanë qënë të shumta, por vendosi që të qëndrojë.

“Jam i lumtur këtu. Situata po përmirësohet dhe kam marrë një pjesë të parave të prapambetura. Pres me padurim të marrë edhe pjesën tjetër. Kam disa opsione, por unë i jap prioritet Wislës”,  tha mesfushori shqiptar, Vullnet Basha.

Përsa i përket situatës së tij në kampionatin polak, këtë sezon ka zhvilluar plot 17 sfida, ku nga këto ka shënuar një gol dhe dhuruar një asist. Gjithashtu, Vullneti ka qënë më parë edhe tek Kombëtarja, teksa me kuqezinjtë ka mundur të zhvillojë vetëm një sfidë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top