Napoli do të luajë në mbrëmjen e sotme ndaj Udinezes në transfertë, në takimin e vlefshëm për kampionatin italian.
Sa shumë që kanë shfryrë tifozët e Napolit për nivelin e treguar nga ana e shkodranit, duke kërkuar të largohet nga fusha e lojës. Por Ançeloti nuk e ndryshon vendimin e tij, Hysaj nuk preket te Napoli.
Malcuit e vendosi në jo pak vështirësi mbrojtësin shqipar, aqsa ky i hapi vendin e krahut të djathtë të mbrojtjes. Tashmë Hysaj do të jetë si mbrojtës i majtë ndaj Udinezes, edhe pse është rikthyer Mario Rui. Gjithmonë e ka një zgjidhje, që shkodrani të mos preket./Shqiperia.ch/