You are here
Home > Kombëtarja > Vata jep këshillat e fundit: McLeish luan ndeshjen e jetës, Shqipëria mund të ndëshkohet nga terreni

Vata jep këshillat e fundit: McLeish luan ndeshjen e jetës, Shqipëria mund të ndëshkohet nga terreni

Figura e njohur e futbollit shqiptar që lidhet ngushtësisht edhe me futbollin skocez, Rudi Vata, ka bërë një analizë të fundit pak minuta përpara takimit me Skocisë dhe Shqipërisë.

Vata është shprehur se kuqezinjtë do të hasin shumë probleme me terrenin e lagësht dhe kushtet atmosferike të Skocisë, pasi nuk janë mësuar me to. Në stadiumin e Glasgout ka nisur rënia e shiut dhe kjo pritet të ndikojë edhe në lojën e dy Kombëtareve.

“Stadiumi i Rangersit më ka dhënë kujtimet më të bukura dhe jam bërë shqiptari i parë që fiton një trofe në perëndim. Kur  Shqipëria ishte në situata të vështira, atëherë kënaqësinë e ndieva akoma edhe më shumë.

Shanset mes të dy Kombëtareve janë të barabarta. Nuk kemi të bëjmë me ekipe shumë të forta, por nëse luajnë në grup, mund të marrin rezultate pozitive. Shqipëria ka avantazhin e nisjes së mirë të Ligës së Kombeve. Nga ana tjetër kemi trajnerin e Skocisë, McLeish që luan ndeshjen e jetës dhe të karrierës kundër Shqipërisë.

Për mendimin tim kuqezinjtë si sfidë më të vështirë kanë terrenin dhe kushtet atmosferike. Duhet të kemi shumë kujdes në qarkullimin dhe kontrollin e topit. Skocezët do bëjnë presing të madh duke filluar që nga nisja e takimit”, është shprehur Rudi Vata. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top