Pas një hapi të gabuar që Shkëndija bëri në javën e fundit, kjo i kushtoi edhe kryesimin ekipit shqiptar nga Tetova, që kaloi menjëherë pas Vardarit.
Por të duheshin vetëm pak ditë, që djemtë e Osmanit të riktheheshin atje ku i takon, në vendin e parë. Për këtë mendoi edhe Shkupi, që ka mposhtur në ditën e sotme Vardarin me rezultatin 1-0. Një fitore me mjaft vlera jo vetëm për ekipin, por edhe për tifozët, ndërsa “Shvercerat” e kanë ndezur atmosferën që mbrëmjen e djeshme.
Shkëndija nuk ka gabuar në takimin e sotëm, duke fituar me rezultatin 1-2 ndaj Rabotnickit, për t’u rikthyer në kreun e Maqedonisë. Bashkëpunim shqiptarësh, nga Shkupi vjen edhe festa e Tetovës. Vardarit i mbetet vetëm të shoh e të dalë kokëulur nga stadium, ashtu siç bëri edhe në derbin ndaj Shkëndijës. /Shqiperia.ch/