
Drejtësia nuk është gjithmonë ajo e duhura edhe kur flitet për nivelet më të larta europiane. E tillë ishte edhe sot në takimin mes Juventusit dhe Milanit.
Kryesori i ndeshjes i ka mohuar një penallti të pastër Calhanoglu, pas asaj kapje me dorë të topit nga Alex Sandro. Pavarësisht se do të shikohej edhe në VAR ky rast, çuditërisht u lejua vazhdimi i lojës. Në fund bardhezinjtë fituan me përmbysje me rezultatin 2-1, ndërsa në Itali po flitet për drejtësinë që funksionon me dy standarte. /Shqiperia.ch/