You are here
Home > Futbolli Shqiptar > VAR-i me dy fytyra për Muriqin, i prish festën kundërshtarëve dhe e siguron Galatasarain

VAR-i me dy fytyra për Muriqin, i prish festën kundërshtarëve dhe e siguron Galatasarain

Muriqi ka arritur të gjejë sërish rrjetën në Turqi, me ekipin e Rizesporit. Futbollisti i Kosovës është duke shkëlqyer në këtë vit futbollistik, duke shënuar thuajse në çdo ndeshje.

Në barazimin me rezultatin 2-2 ndaj Ankaragucu në transfertë, Muriqi nuk do të gabonte nga pika e bardhë e penalltisë, për të barazuar shifrat në minutën e fundit të takimit. Pas një kontakti në zonë, arbitri e ka parë në VAR gjithë rastin e aksionit të Rizesporit, për të akorduar penalltinë.

Ndërkohë në fundin e pjesës së parë sulmuesi shqiptar kishte realizuar një tjetër gol, që u anulua nga VAR-i. Një tjetër lajm i mirë për Muriqin, është fakti se nuk u ndëshkua me karton të verdhë dhe është i gatshëm për ndeshjen e rradhës kundër Galatasarait. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top