You are here
Home > Futboll Bota > Valon Behrami zyrtarizohet si luftëtar te Sioni, e blen vetëm nga Nejmari (VIDEO)

Valon Behrami zyrtarizohet si luftëtar te Sioni, e blen vetëm nga Nejmari (VIDEO)

Valon Behrami është zyrtarizuar te Sioni gjatë ditës së sotme, për të përmbyllur kontratën që kishte më parë te Udineze. Klubi zviceran e kishte si objektiv të parë mesfushorin me origjinë shqiptare vetëm nga një ndeshje, ajo e zhvilluar mes Brazilit dhe Zvicrës.

Atje Behrami do e kryente me sukses punën e tij, për të nxjerrë jashtë loje yllin Nejmar. Vetë presidenti i Sionit do të shprehej se kjo ishte një nga arsyet kryesore për marrjen e Behramit. Ndërsa edhe në videon e prezantimit të klubit të Sionit, ku mesfushori shqiptar prezantohet si luftëtar, ka vetëm duelet e fituara nga sulmuesit të PSG-së. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top