Kosova ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar, me të cilët do të paraqitet në takimet ndaj Azerbajxhanit dhe Ishujve Faraoe. Këto takime do të jenë të vlefshme për Ligën e Kombeve, atje ku shpresohet shumë duke parë emrat e kundërshtarëve të Kosovës.
Një listë që ka pasur risi nga ana e trajnerit Chalandes, pasi ka grumbulluar për herë të parë mbrojtësin Kastriot Dërmaku, por edhe Arben Xhemajlin. Megjithatë ajo që vihej re lehtësisht te Kosova, ishte fakti se vetëm portieri Visar Bekaj, i përket kampionatit të vendit.
Ashtu siç kanë bërë edhe trajnerët e tjerë të huaj te Shqipëria, Chalandes ka zgjedhur që të mos i besojë lojtarëve të “Vala Superliga”, por të bazohet vetëm tek futbollistët që luajnë jashtë vendit. /Shqipëria.ch/