
Lokomotiva e Zagrebit duhet të rijë e qetë. Në mesfushë ka një lojtar mjaft të sigurtë i cili mund të marr topin në mbrojtje, të lodrojë në mesfushë e më pas të jap asistin perfekt që shumë sulmes lakmojnë. Myrto Uzuni ka shkëlqyer ndeshjen e fundit.
Nga një mesfushorë nuk presim padyshim të shënojë gola, por të gjej hapsira për t’i krijuar ata. I tillë mund të kishte rezultuar edhe sprinti në ndeshjen e djeshme në kampionat, ndërsa topi i depërtuar nga këmbët e tij me pak taktik edhe mund të ishte shënuar në gol. Uzuni rrëmben topin, kalon mesfushën dhe më pas asiston për Lirim Kastratin.
Një kombinim perfekt shqiptarësh por që nuk u finalizua der në fund. Pavarsisht rasteve, Lokomotiva duhet të rrijë e qetë. Në mesfushë ka një si Uzuni, mesfushori shqiptar i cili di të prodhojë aksione edhe nga hiçi. Të paktën kush e ka ndjekur me Laçin e di fare mirë nivelin e tij të lojës./Shqipëria.ch/