Kombëtarja shqiptare e ka humbur me rezultatin e thellë 0-4 ndaj Skocisë. Një rezultat i thellë që nuk është pritur edhe nga vetë miqtë, që e prisnin më të vështirë takimin në “Loro Boriçi”.
Myrto Uzuni e ka treguar dëshpërimin e tij edhe për “Supersport”, teksa i ka kërkuar falje tifozëve për rezultatin dhe nivelin që panë në fushën e lojës.
“Zhgënjyem në fushën tonë dhe kjo është e patolerueshme. U kërkojë falje tifozëve për mbështetjen e madhe, ishin të shumtë edhe në numë, por duhet të shohim përpara tani. Nuk besoj se ka diçka që nuk shkon në fazën e sulmit. Stërvitemi shumë dhe goli ka për të ardhur pasi tregojmë seriozitet. U mundova të arrija disa topa, por nuk munda deri në fund për të finalizuar”, u shpreh Uzuni. /Shqiperia.ch/