You are here
Home > Kombëtarja > Uzuni është rast përjashtimi, Ismajli nuk të lejon t’i shënosh më Hajdukut

Uzuni është rast përjashtimi, Ismajli nuk të lejon t’i shënosh më Hajdukut

Goli i Myrto Uzunit është rasti i vetëm i përjashtimit, në atë fitore të Hajdukut të Splitit me rezultatin 2-1 ndaj Lokomotivës së Zagrebit. Në tre ndeshjet e tjera që skuadra e Ardian Ismajlit ka zhvilluar në këtë vit të ri futbollistik në kampionat, nuk ka pësuar asnjë gol.

Madje edhe në ndeshjen e sotme, është marrë një barazim me rezultatin 0-0 me Gorican. Një operacion të papritur pësoi Ismajlin gjatë muajit dhjetor për shkak të problemeve shëndetësore dhe e mbajti fjalën e tij: “Do të kthehem edhe më i fortë”.

Kështu ndodhi, pasi ky futbollist jo vetëm që po luan nga 90 minuta me skuadrën kroate, por po shpallet në çdo ndeshje si lojtari i saj më i mirë. Madje as Rijeka që kishte një nga sulmet më të mira në këtë kampionat nuk arriti t’i shënonte, për të mos folur për Gorican në ditën e sotme. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top